OBRM-PDUKM: LSDM-ja shkaktoi shembje të ekonomisë




Si reagim ndaj deklaratës së LSDM-së në lidhje me përparimet ekonomike, zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, nga OBRM-PDUKM thonë se spiralja e vetme të cilën e hapën treshja e zezë e ekonomisë Zaev, Tevdovski dhe Angjushev është spiralja e shembjes së ekonomisë, rënia e prodhimit industrial, rënia e pagës mesatare, rritje e çmimeve për jetesë dhe rritje brutale e borxhit të shtetit.

Qeveria e paaftë e LSDM-së shkaktoi rënim të ekonomisë për vetëm tre muaj dhe çmimin për këtë mosdije të tyre do ta paguajnë qytetarët dhe shumë shpejt kjo do të reflektohet edhe në standardin jetësor, në punvsim dhe në ekonominë e përgjithshme. Zaev dhe LSDM i gënjejnë qytetarët me plane dhe masa, që nuk kanë asnjë rezultat pozitiv, por në të kundërtën shkaktojnë katastrofë ekonomike”, thuhet në reagimin e OBRM-PDUKM.




Be the first to comment

Leave a Reply