Ofrohet shpërblim prej 25 mijë dollarë për gjetjen e aktores Shabani nga Shkupi




Autoritetet amerikane ofrojnë shpërblim prej 25 mijë dollarësh për ndonjë informatë të rëndësishme e cila do të ndihmojë në gjetjen e studentes në degën e aktrimit nga Shkupi, Adea Shabani.

Sipas sektorit të policisë në Los Anxhelos 25-vjeçarja Adea është zhdukur më 23 shkurt, në orën 11 nën rrethana të dyshimta.

“Për herë të fundit është parë në afërsi të bllokut 1700 në Wilcox Avenue, disa blloqe larg teatrit të njohur kinez në qendrën e Hollivodit, jo shumë larg vendit ku ka jetuar.  Dera e saj ishte e pa mbyllur pasi ajo priste të rikthehej shpejtë, thonë miqtë e saj, ndërsa nëna e 25-vjeçares  menjëherë ka udhëtuar në Kaliforni për të ndihmuar kërkimet, raportojnë mediat shqiptare.

Ata që e njohin Adea Shabanin në fillim kanë menduar se është e zënë me punë, por dyshimi është rritur pasi ajo nuk ka qenë e pranishme në  një orë të rëndësishme në Akademinë për aktrim të Stela Adler. Atëherë ata kanë raportuar në policinë e Los Anxhelos.

Ata vazhdimisht apelojnë që çdokush që ndoshta e ka parë të paraqitet në polici.

Adea Shabani nga Maqedonia prej dy vjetësh jetonte në Los Anxhelos ku po synonte një karrierë si aktore.




Be the first to comment

Leave a Reply