‘On Records’ ia fshinë këngën Mozzikut: Përdori ‘beatin’ pa të drejtë autoriale




Reperi Mozzik javë më parë ka lansuar këngën e tij të re, të titulluar ‘Madam’.

Mirëpo ky projekt muzikor i tij është fshirë nga kanali Youtube.

Lajmi.net ka kontaktuar me menaxherin ‘On Records’, Mehmet Elshanin, pasi producenti i kësaj kompanie, Zzapp, përmes një postimi në Instastory akuzoi Mozzikun për vjedhje të këngëve që ai i ka bërë.

E për lajmin, Elshani tha se kënga e Mozzik është fshirë pasi ‘beati’ ka qenë prodhim i On Records dhe është shfrytëzuar pa të drejtë autoriale nga reperi Mozzik.

“Po, beati i këngës ka qenë i prodhuar tek ne dhe ne ia kemi dërguar Mozzikut në e-mail. Ai më pas ka shkuar te një producent gjerman dhe e ka realizuar si këngë të re. Ne kemi kontaktuar me producentin dhe arsyetimi i tij ka qenë “kam mendu se është beat i marrë nga Interneti”. Më pas, ne kemi bërë ankesë në Youtube pasi kemi ofruar dëshmi të bollshme që beati është i yni, prandaj Youtube e ka fshirë atë këngë” janë fjalët e Mehmet Elshanit.

Kujtojmë që ky projekt muzikor kishte mbi 7 milionë klikime në Youtube.

Më pas ka ardhur edhe reagimi i Mozzik përmes një fotografie të hedhur në Instastory ku shkroi: “Marre ju qoftë”.




Be the first to comment

Leave a Reply