Opozita ndezi ”motorët” Sela dhe Kasami, afër një koalicioni të madh opozitarë shqiptarë, porosi per Zaevin




Pas katër muajsh diskutime, kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami i ka dhënë “karton të kuq” kryeministrit Zoran Zaev ëku mes tjerash nga Levizja BESA thonë që nuk tolerojnë taktizimet nga ana e Kryeministrit të Maqedonise Zoran Zaev i cili nuk është duke bërë rikonstruim cilësor te qeverisë por thjeshtë është vënë në gjah të disa numrave për ta fuqizuar pozicionin e tij n[ë Qeveri.

Kreu i Lëvizjes BESA Bilall Kasami do vazhdojë të jetë në opozite duke u qendruar besnik gjithë votuesve shqiptare, si zëri më i fuqishëm dhe kritik kundrejt padrejtësive që u bëhen ndër vite shqiptarëve nga partia në pushtet BDI, e cila tani po mbindërtohet me një koalicion më të gjërë LSDM-BDI-PDSH-GASHI.

Bilall Kasami dhe Zijadin Sela kanë raporte mjaft të mira, dhe si duket edhe ne media se rreshtimi me njëra tjetren veçme është i qartë, Kasami me Selen ne Opozite ndërsa Gashi me Thaçin në pozite me BDI-në.

Ndryshe redaksia e TopAlnews ka siguruar fotografi te takimit mes Menduh Thaçit dhe Afrim Gashit, lexo të plotë: 

http://www.topalnews.info/maqedoni/eksluzive-takim-me-menduh-thacit-dhe-afrim-gashit-foto/ 
takim ky që vërteton se Gashi dhe Thaçi tashmë janë të koordinuar për bashkeveprim.

Muaj me parë Bilall Kasami kishte një takim me Ziadin Selen në Tetovë takim ky joformal, që ishte në frymën opozitare ku edhe kishin paralajmeruar për një bashkëpunim të mundshëm i cili është i shumëpritur nga opinioni mbarë shqiptar./ TopAlNews




Be the first to comment

Leave a Reply