Oriola Marashi lidhet me ish të dashurin e Era Istrefit?




Duket se ndarja nga lidhja afatgjate me Era Istrefin nuk i ka bërë shumë përshtypje Faton Shoshit.

Një foto e fundit e postuar prej tyre na bën të dyshojmë se mes Oriola Marashit dhe Faton Shoshit ka nisur një lidhje dashurie.

Ata janë shfaqur bashkë në mbrëmjen gala të kësaj të shtune në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, ka janë mbledhur personazhe të njohur të artit, nga të gjitha trojet shqiptare.

Në foton që ka qarkulluar në rrjetet sociale, Fatoni është mbështetur mbi kokën e Oriolës për t’i thënë diçka apo për ta puthur, ndërsa krahun ia ka hedhur në sup.

Tani që Oriola është bërë pjesë e OTR dhe po projekton t’i hyjë muzikës, ndoshta realizon edhe ndonjë bashkëpunim me producentin e njohur.




Be the first to comment

Leave a Reply