Osmani: Implementimi i Marrëveshjes së Prespës është i pakthyeshëm




Implementimi i Marrëveshjes së Prespës dhe mundësia për shfrytëzimin e ekspertizës të Republikës së Greqisë lidhur me negociatat inkuadruese me BE-në do të jenë temë e takimit të nesërm në Athinë e zëvendëskryeministrit të Çështjeve Evropiane Bujar Osmani me nikoqirin e tij ministrin alternativ grek të Punëve të Jashtme, Jorgos Katrugallos.
“Do të bisedojmë për mbështetjen serioze të Greqisë sepse ajo tashmë po bëhet partner i ri strategjik, por edhe për kontekstin e përgjithshëm politik këtu dhe atje. Turbulnete janë punët edhe këtu edhe në Greqi, por vlerësojë se konfirmimi i Marrëveshjes së Prespës këtu në Maqedoni tashmë ka rrjedhë normale, madje edhe mbështetje më të gjerë, por edhe në Greqi aspak nuk është rrezikuar ky proces edhe krahas turbulencave të ndryshime politike ditore. Shpresoj se nesër edhe njëherë do të shkëmbejmë lajme të mira se kësaj here është i pa kthyeshëm dhe se Republika e Maqedonisë dhe Republika e Greqisë mbetet partner strategjik. Me këtë rajoni fiton dy shtete me relacione të fuqishme të cilat do të reflektojnë edhe në rajon”, tha Osmani në konferencën e sotme për media në Qeveri duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve pas prezantimit të Planit 18-të.

Zëvendëskryeministri Osmani përkujtoi se në fazën përfundimtare të lidhjes së Marrëveshjes së Prespës, Greqia ka premtuar se do të jetë mbështetës i fuqishëm i integrimit euroatlantik të Maqedonisë, ndërsa kjo u konfirmua, siç kumtoi, edhe me atë që Greqia dhe ish-ministri i Punëve të Jashtme Koxias kanë qenë ndër mbështetësit më të zëshëm për t’i dhënë datë për negociata vendit tonë në Këshillin e BE-së në qershor të këtij viti.

Ai përmendi se vizita zyrtare e nesërme në Athinë përkon edhe me rivendosjen e linjës ajrore Athinë-Shkup, pas pauzës shumëvjeçare, si rezultat i marrëdhënieve të ngrira.

Unë do të jem i pari në këtë fluturim, që është edhe një simbolikë se marrëdhëniet po ngrohen, se partneriteti strategjik po fillon të funksionojë dhe se komunikimi i qytetarëve nga të gjitha aspektet si ai politik, turistik etj, do të rriten në periudhën e ardhshme, tha Osmani.




Be the first to comment

Leave a Reply