Osmani: Sivjet duhet t’i përfundojmë projektet kryesore infrastrukturore të financuara nga IPA




Ndodhemi në një periudhë jashtëzakonisht të rëndësishme, vit në të cilin e kemi obligim t’i përmbyllim projektet kryesore infrastrukturore prej IPA dhe t’i vëmë në funksion, theksoi zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani në mbledhjen e tretë të IPA Komitetit monitorues për IPA I dhe II, që u mbajt sot në Shkup.

Ai theksoi se tempoja mbetet e lartë edhe vitin e ardhshëm kur pritet të mbyllen programet e IPA 2007-2013.

Osmani e theksoi nevojën e implementimit të përforcuar të projekteve dhe programeve, që tani më janë programuar përmes IPA 2014-2020 dhe njoftoi për përmbledhjen finale të përshtypjeve dhe leksioneve të marra nga sfidat e deritanishme gjatë zbatimit të IPA-s, si hyrje e rëndësishme në përgatitjen për IPA-n e re pas vitit 2020.

Në takim përveç koordinatorit Nacional të IPA-s Osmani, morën pjesë edhe udhëheqësi i njësisë në DG NEAR, Dejvid Kulen, përfaqësues të institucioneve shtetërore që i zbatojnë fondet e IPA-s, përfaqësues të Delegacionit të BE-së, Sekretariatit për Çështje Evropiane, Ministrisë së Financave, si dhe përfaqësues të grupeve sektoriale, dhe donatorë që janë aktivë në vend.

Qëllimi i këtyre mbledhjeve është shkëmbimi i informacioneve për progresin e zbatimit të IPA-s në dy perspektivat financiare dhe dakordimi i konkluzioneve dhe rekomandimeve për përmirësimin e absorbimit të kapaciteteve për shfrytëzimin e gjitha mjeteve të alokuara përmes IPA-s.

Komiteti monitorues i IPA-s u krijua në vitin 2016 dhe mbahet në nivel vjetor.




Be the first to comment

Leave a Reply