Pacolli: Sot kujtojmë legjendarin e kombit tonë, Adem Jasharin me familje




Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, duke kujtuar komandantin legjendar, Adem Jashari, ka thënë se ngjarja që tronditi botën dhe dëshmoj për krimet serbe në atë kohë.

“Sot dhe çdo ditë tjetër e kujtojmë legjendarin e kombit tonë, Adem Jasharin me familje. Ngjarja që tronditi botën dhe dëshmoj për krimet serbe në atë kohë. Lavdi dhe respekt për familjen Jashari”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndryshe, në 20-vjetorin e rënies heroike të Komandantit Legjendar, Adem Jashari, familjes Jashari, dëshmorëve të kombit si dhe të gjithë të rënëve për liri, Qeveria e Kosovës më 5, 6 dhe 7 mars organizon manifestimin gjithë popullor “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Po ashtu, Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë solemne me rastin e 20-vjetorit të Epopesë së UÇK-së ditën e hënë, me të vetmen pikë të rendit të ditës për shënimin e këtij përvjetori.




Be the first to comment

Leave a Reply