Padi të reja penale për ish kreun e Manastirit, Vlladimir Talevski




Sektori për punë të brendshme-Manastir deri tek Prokuroria Publike e Manastirit ka ngritur padi penale ndaj ish kryetarit të Manastirit Vlladimir Talevski, për veprën penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare”.

Padi penale janë ngritur edhe ndaj tre bashkëpunëtorëve të tij, të dyshuar për punë të pandërgjegjshme, bëhet fjalë për S.B. 59 vjeçar, ish udhëheqës I sektorit të financave dhe kryetar I komisionit për furnizime publike. M.K. 66 vjeçar jurist në Komunën e Manastirit dhe anëtar i Komisionit për furnizime publike dhe S.P. 55 vjeçar, këshilltar për arsim në Komunën e Manastirit dhe anëtar I Komisionit për furnizime Publike.

Zëdhënësi i SPB-së së Manastirit Sanja Stamatova në konferencën e sotme informoi se i dyshuari i pare Talevski ka tejkaluar kompetencat e tija dhe pa mos nënshkruar aneks marrëveshje, ka lejuar që të kryhet furnizimi me lënd djegëse.




Be the first to comment

Leave a Reply