Paditet ish-drejtori i spitalit të Ohrit, me para të shtetit është regjistruar në studime postdiplomike




Sektori i Punëve të Brendshme në Ohër ka ngritur padi penale kundër A.M (56) nga Ohri, për shkak të ekzistimit të dyshimeve se ka kryer veprën penale “keqpëdorim të detyrës zyrtare”.

Nga MPB thonë se gjatë vitit 2017, i padituri si drejtor i institucionit publik Enti për Mbrojtje Shëndetësore – Ohër, është regjistruar në studimet postdiplomike, me para të institucionit që ka drejtuar dhe studimet është dashur t’i përfundojë në kohë të caktuar.

“I padituri deri në ditën e ngritjes së padisë nuk i ka përfunduar studimet, e as nuk i ka rimbursuar paratë e marra, me çka ka shkaktuar dëm në buxhetin e institucionit që ka drejtuar në vlerë prej 257 mijë denarë”, thuhet në njoftimin e MPB-së.




Be the first to comment

Leave a Reply