Pamje nga klipi më i ri i Shyhrete Behlulit dhe Gold AG




Janë dyshja më e pëlqyer e të gjitha kohërave, Shyhrete Behluli dhe Gold AG, ani pse nuk i përkasin një rryme muzikore.

Goldin dhe Shyhreten i duan publiku sa herë që sjellin bashkëpunime dhe i mirëpresin me këngët që i bëjnë bashkë.

Së shpejti dyshja në fjalë do të sjellin projektin e tyre më të ri, e që akoma nuk dihet se si do të titullohet.

Këtë njoftim për ardhjen e këngës me videoklip e kanë bërë vet këngëtarët nëpër rrjetet sociale, ku dhe kanë hedhur foto e video të shkurtra ku shihen se janë në xhirime.

Ne ua sjellim disa foto ku ju mund t’i shihni Shyhrete Behlulin dhe Gold AG se si do të duken në videoklipin e tyre të përbashkët që do e sjellin së shpeti.




Be the first to comment

Leave a Reply