Partitë do të financohen nga arka e shtetit, miliona euro do të ndahen




Partitë nuk do të financohen nga donacione dhe subjekte fizike e juridike por nga buxheti shtetëror, ku për këtë do të ndahen disa miliona euro, në bazë të rezultateve të arritura në zgjedhje.

Këtë e konfirmoi kryeministri Zoran Zaev pas takimit me liderin e VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, informon INA.

“Qëllimi është financimi i partive politike që do të bëhet përmes ndryshimeve dhe do të bëjë të rezistueshme partitë dhe ndikimin e tyre nga donacionet apo ndihmat e llojeve të ndryshme”, theksoi Zaev. Kjo ka si qëllim pavarësimin më të madh të partive politike dhe heqjen e ndikimeve.

Por do të ngelen edhe anëtarësimet apo donacionet dhe të hyrat e tjera siç janë kreditë, sepse janë çdokund në botë si praktika që zbatohen.

Sipas tij, minutat e reklamimit ndoshta mund të shënojnë rënie, por ai tha për këtë pret koncensus nga të gjitha partitë.




Be the first to comment

Leave a Reply