Pas Italisë, edhe në Greqi kapet sasi e madhe droge




Krahas Italisë, një tjetër operacion anti-drogë është zhvilluar në Greqi ku janë sekuestruar plot 424 kg hashash, që vinin nga Shqipëria.

Operacioni është zhvilluar mëngjesin e kësaj të enjte dhe droga është sekuestruar në një gomone.

Në pranga ka përfunduar skafisti, një shqiptar 42 vjeçar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, shkruan Top Channel.

Mediat greke raportojnë se skafisti u arrestua teksa po nxirrte drogën në breg. Operacioni mësohet se ka qenë i përbashkët mes palës greke dhe shqiptare.

Në ndërkohë, Guardia di Finanza ka arrestuar në të gjithë Italinë 25 persona përgjegjës për importimin e rreth 5 tonëve hashash që, sipas mediave greke kanë ardhur nga Shqipëria.




Be the first to comment

Leave a Reply