Pas lajmeve se është në lidhje me Branon, reagon Elhaida Dani: Jemi miq të mirë




Ditën e sotme në të gjitha portalet qarkulloi lajmi që këngëtarja e njohur Elhajda Dani është në një lidhje me tenorin Brahimir Agovi.

Gjithë aludimet nisën pas fotove të shumta që dyshja kishte së bashku në rrjete sociale.

Madje në njërën prej tyre tenori i njohur, i cili është pjesë e Operës së Vjenës, kishte shkruar: ‘Ne të dy‘ duke ngritur dyshimet se dyshja është në një lidhje dashurie.

Mirëpo në një prononcim të fundit të Elhajda Danit për ‘Revistën Class’ ajo i ka hedhur poshtë këto lajme duke treguar se mes tyre nuk ka asnjë lidhje dashurie, por ata janë thjesht miq të ngushtë.

“Ne kemi qenë shokë të ngushtë fëmijërie, kemi studiuar në Shkodër në të njëjtën shkollë dhe kemi ndarë të njëjtën klasë. Përveçse shokë të ngushtë, ne gëzojmë sukseset e njëritjetrit, por asgjë më shumë se kaq”, u shpreh ajo.

Faktikisht në imazhet e postuara ata duken shumë të afërt me njëri tjetrin madje edhe komentet e Elhaida-s shtynin në një gjë të tillë.

Në njërën foto Brano i ka shkruar asaj se ia do flokët.




Be the first to comment

Leave a Reply