Pas namit me atletet, Rama ngre këmbët mbi tavolinë…LIVE në emision!




Jo vetëm me atlete, por edhe këmbë mbi këmbë mbi tavolinë.

Pas veshjesh jo serioze, të shumë komentuar në takimet e rëndësishme që kryeministri Edi Rama ka pasur me personalitete të huaj, apo siç ishte edhe Samiti i Triestes ku atletet e bardha me vija të kuqe ranë mjaft në sy, kreu i qeverisë ka bërë një tjetër gjest, që nuk dihet sa i ka hije një lideri!

Ai është shfaqur me këmbët mbi tavolinë. Skena ndodhi në emisionin “Provokacija” të gazetarit Mustafa Nano në ABC News. Edhe vetë moderatori ishte këmbë mbi këmbë mbi tavolinë.

Por kur kryeministri është shfaqur për herë të parë me atlete në takimet e rëndësisë së veçantë, ai thotë se ka marrë një kompliment nga kancelarja gjermane Angela Merkel

“Për atletet, kur u shfaqën për herë të parë më ka bërë një kompliment shumë të bukur”, u shpreh kryeministri.

Rama foli edhe më gjerë për marrëdhënien e tij me kancelaren  Merkel..

“E vërteta është që qysh në momentin e parë kemi pasur një marrëdhënie, për mua shumë të posaçme. Për atë s’besoj që të hyj te marrëdhëniet e saj të posaçme sepse ka shumë të tjerë përpara meje”, tha Rama.

/Gazeta Express

 




Be the first to comment

Leave a Reply