Dy shefa të tjerë ekzekutivë kanë dhënë dorëheqjen nga Këshilli Amerikan i Prodhimit të presidentit Trump pas protestave të dhunshme në Charlottesville.
Brian Krzanich nga kompania Intel dhe kreu i Under Armour Kevin Plank i janë bashkuar Ken Frazier duke u larguar nga ky këshill, pas përgjigjes së vakët të presidentit Trump ndaj dhunës së përdorur nga supremacistët e bardhë përgjatë fundjavës.
Pas presioneve në shtim, presidenti denoncoi specifikisht grupet e supremacistëve të bardhë, protestat kundër të cilëve shkaktuan vdekjen e një gruaje.
Krzanich shkoi në një postim në faqen zyrtare të Intel se ai largohej nga këshilli për të sjellë vëmendjen mbi atë çfarë po shkakton klima e përçarjes politike në vend. Sipas tij, nuk duhet të ketë hezitim në dënimin e fjalimeve të urrejtjes ose supremacisë së bardhë. Ndërkohë Plank deklaroi se do të përqëndronte përpjekjen e tij për t’i frymëzuar njerëzit me promovimin e bashkimit, diversitetit dhe përfshirjes.
Të dy të dorëhequrit e fundit janë persona që më herët kanë shprehur mbështetje për presidentin Trump.
Politikat e debatuara të këtij të fundit kanë bërë që të tjerë kryetarë të kompanive të mëdha në Shtetet e Bashkuara të heqin dorë nga këshillet e krijuara për të ndihmuar presidentin.
Leave a Reply
Për të postuar një koment, duhet të jeni i futur.