Pas vendimit të supremes, VMRO-ja kthehet në kuvend




Pas njoftimeve se deputetët dhe funksionarët e VMRO-DPMNE-së të akuzuar për ngjarjet e 27 prillit të do të lirohen nga paraburgimi në arrest shtëpiak, sot në seancën e Kuvendit janë të pranishëm edhe deputetët e VMRO-së, të cilët e braktisën legjislativin pas arrestimit të deputetëve të kësaj partive të akuzuar për dhunën në Kuvend, raporton Shenja.

Në seancën e Komisionit për Çështe Evropiane janë prezentë disa nga deputetë të opozitës maqedonase të cilët një kohë më të gjatë nuk kanë marrë pjesë në seanca.

Ndërkohë dje Gjykata Supreme ka vendosur që ish ministrit Mitko Çavkov dhe deputetëve Kërsto Mukovski dhe Sasho Vasilevski t’ua zëvendësojë masën e parapurgimit me paraburgim shtëpiak.

Mukovski dhe Vasilevski ishin deputetët e fundit të VMRO-DPMNE-së të cilët ishin në paraburgim në burgun e Shutkës.




Be the first to comment

Leave a Reply