‘Pasha jetën’ në top 3 të Top Awards




Bashkëpunimi i dy reperave e njëkohësisht miqve, Capital T dhe Majk, ka sjellë një sukses të madh në tregun muzikor shqiptar.

Dy artistët, të cilët kanë bashkëpunuar edhe në vitin 2011 për projektin “Asnjoni”, kanë bashkuar sërish fuqitë duke sjellë projektin e ri me titull “Pasha jetën”.

Që në javën e parë të publikimit, ky projekt muzikor u votua nga publiku, duke zënë menjëherë vendin e 34-t. Nga java në javë, kjo këngë është dëgjuar dhe votuar masivisht nga fansat, ku për këtë javë ajo renditet në vendin e tretë.

Të dy artistët janë në klasifikimin e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare edhe me projekte të tjera muzikore.

Capital T madje mban rekordin si artisti që ka më shumë këngë në klasifikim, i cili në total ka 10 projekte muzikore.

Këngët e tij si “Andiamo”, “Pse po ma lun lojen”, “Hatixhe”, “Across the world”, Lejla”, “Pa Cenzure”, “Numra”, “Ulu” dhe “Gucci” renditen përkatësisht në vendin e 17-të, 21-të, 28-të, 38-të,43-të, 58-të, 72-të, 81-të, 83-të.

Nga ana tjetër, Majk është në listë me 6 këngë në total, ku “Katile”, “Kcen”, “Stila”, “Le t’xhelozojn” dhe “Tarantino” renditen përkatësisht në vendin e 33-të, 50-të, 56-të, 62-të dhe 66-të.




Be the first to comment

Leave a Reply