Paska qenë e gjitha një gënjeshtër, Princ Harry dhe Meghan nuk quhen fare kështu




Mbretëresha Elizabeth II dha më në fund miratimin e saj për martesën e Princ Harry-t dhe Meghan Markle.

Në deklaratë shkruhej: “Deklaroj miratimin tim pwr lidhjen e martesws mes Nipit Tim të Dashur Prince Henry Charles Albert David of Wales dhe Rachel Meghan Markle.”

Më fal, mes kujt?

Deklarata konfuzoi shumë njerëz dhe solli në sipërfaqe pyetjen pse i quajti me ata emra, kur ne i njohim shumë mirë për kë e ka fjalën.

Le ta shtjellojmë. Princ Harry është thjesht një nofkë që ia ngjitën që kur ishte fëmijë. Emri i tij i plotë është në fakt Princ Henry Charles Albert David. Mbretërorët zakonisht nuk përdorin mbiemra, por i Harry-t është Mountbatten-Windsor.

Të gjithë pasardhësit e Mbretëreshës dhe Princit Philip marrin mbiemrin Mountbatten-Windsor.

Për sa i përket Rachel Meghan Markle, gjërat janë më të thjeshta. Meghan është emri i dytë i aktores. S’dihet ende kur Meghan vendosi të heqë dorë nga emri i parë, por ky veprim s’është fare i pazakontë për njerëzit e skenës.

Pas martese, emrat mund të ndryshojnë sërish, sepse pse jo. Nëse Harry mbetet princ, pra His Royal Highness Prince Henry or Wales, Meghan do të marrë trajtën femërore të këtij titulli, Her Royal Highness Princess Henry of Wales shkruan anabel.

Ose, mund të ndodhë e kundërta. Pas martese, Princ Harry mund të shpallet dukë, besohet Duke of Sussex. Nëse kjo ndodh, Harry do të quhet Duka i Sussex, ndërsa Meghan, Dukesha e Sussex. E njëjta gjë ndodhi me Princ William dhe Kate Middleton.

Sidoqoftë, 1843 tituj të tjerë janë të lirë, mes duke Clarence dhe Buckingham.




Be the first to comment

Leave a Reply