Patozi: Basha bolshevik! Do të imponohemi me forcë




Astrit Patozi, i cili hodhi i pari idenë e fraksionit si një mënyrë për të bashkuar Partinë Demokratike, mendon se nën drejtimin e Lulzim Bashës kjo forcë po shkon drejt degradimit.

Patozi e bëri këtë koment për t’iu përgjigjur refuzimit të Bashës për idenë e fraksionit.

“Basha tregoi se ka mentalitet bolshevik. Dje la të kuptohej se pranon më mirë një kasolle familjare sesa një gradaçelë”, deklaroi Patozi.

Nuk është e qartë akoma sesi do të vijë ky imponim nga brenda Partisë Demokratike, sepse kundërshtarët e Bashës nuk kanë asnjë plan tani për të krijuar një parti të re.

“Ne do i imponohemi me forcën tonë, kam bindjen se demokratët janë të shumtë që duam një parti tjetër demokratike. Ne do imponohemi me presionin që anëtarësia e PD do e detyrojë zotin Basha të mbajë një qëndrim tjetër”, deklaroi Patozi.

Përpara mbajtjes së këtij qëndrimi, Astrit Patozi u konsultua me ish-drjetuesit demokratë Ridvan Bode dhe Genc Ruli, si dhe me anëtarë të Kryesisë së Partisë Demokratike.

Por, Lulzim Basha nuk ka qëndruar i heshtur. Pas akuzave të Patozit ai përdori një pjesë nga deklarata pas mbledhjes së Kryesisë të enjten në mbrëmje për të vënë në dukje se i vetmi kundërshtar i Partisë Demokratike është Edi Rama dhe aleanca e tij e krimit, ndërsa në “aleancën e vlerave”, siç quajti Basha opozitarët përballë Ramës, ka vend për mendimin kritik dhe për marrjen e vendimeve të përbashkëta.




Be the first to comment

Leave a Reply