Pavarësisht ndalesës, Gjuriq vjen në Kosovë




Në Mitrovicën Veriore sot do të mbahet një takim lidhur me dialogun e brendshëm për Kosovën.

Pavarësisht ndalimit të autoriteteve të Prishtinës, presidenti serb Aleksandar Vuçiq paralajmëroi ardhjen e drejtorit të të ashtuquajturës Zyre serbe për Kosovën, Marko Gjuriq dhe Nikola Selakoviq, sekretar i Përgjithshëm i presidentit serb.

Këshilltari i Ministrit për Punë të Jashtme të Kosovës, Jetlir Zyberaj, ka thënë të premten për klankosova.tv se Gjuriqit, i është refuzuar vizita në Kosovë, ndërkaq për Sekretarin e Përgjithshëm të presidentit serb, ka thënë se as që  ka bërë kërkesë për vizitë.

“Ministrit të Kulturës dhe Informacionit, Vladan Vukosavleviq i është miratuar vizita për datat 26-27 mars, ndërkaq pelegrinëve më 24 dhe 25 mars”, ka thënë Zyberaj.

“Ndërkohë që iu është refuzuar Marko Gjuriqit për datën 26 mars për shkak të deklaratave të pamatura. Në momente kur mbahet takimi mes dy presidentëve, manipulohet nga mediet serbe dhe tensionohet gjendja duke deklaruar se vizita i është refuzuar edhe Nikola Selakoviqit, i cili në fakt as nuk ka bërë kërkesë për vizitë”, ka shtuar Zyberaj për klankosova.tv.

Ky është tubimi i katërt në Kosovë që mbahet si  pjesë e dialogut politik të iniciuar nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

Tre të mëparshmet u mbajtën në Llapllasellë dhe Mitrovicë Veriore.

Takimi do të fillojë në orën 12: 44, duke dhënë simbolikisht rëndësinë e Rezolutës 1244 të OKB-së, transmeton Klan Kosova.




Be the first to comment

Leave a Reply