Pavarotti, 10 vite pas vdekjes emocionet nuk përfundojnë




Me emocione dhe kujtime. Kështu është kujtuar në Arena Verona tenori i njohur italian Pavarotti, 10 vite pas vdekjes së tij.

Miqtë dhe kolegët e tij u mblodhën së bashku në teatrin romak të qytetit Scaligera për  koncertin: “Pavarotti, një emocion që nuk mbaron kurrë”.

Në koncertin në nder të tij u shfaqën imazhe të tenorit duke filluar që nga interpretimet e para lirike të tij, pjesëmarrja pranë Fabio Fazos në Festivalin Sanremo në vitin 2000, kujtimet personale dhe anektoda të treguara nga ata që e njihnin duke krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme.

Një udhëtim i gjatë mbi tre orë që gjurmoi historinë e jetës dhe artistike të Pavarottit.

“ ‘Dua të kujtohem si njeriu që solli lirinë tek njerëzit’- i pëlqentë të thoshte Lucianos dhe kjo është ajo që bëri gjatë gjithë jetës së tij,”- tha pak para shfaqjes Nicoletta Mantovani, e veja e Pavarotit.

Luçiano Pavaroti kishte një nga zërat më të veçantë në historinë e operës. Dhe një dekadë pas vdekjes së tij, tenori italian arrin ende shënimet e larta.

Bota e operës humbi një nga tenorët e saj më të mëdhenj pikërisht 10 vite më parë. Një artist i paimitueshëm me zërin më të bukur të tenorit të shekullit të 20-të vdiq në moshën 71 vjeç pas një beteje të gjatë me kancerin pankreatik më 6 shtator 2007.




Be the first to comment

Leave a Reply