PD publikon përgjimin audio ku pretendon se Agron Xhafaj vijon trafikun e drogës




Partia Demokratike publikoi sot fakte të reja për dosjen” Agron Xhafaj”, duke deklaruar se vëllai i Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj vijon të organizojë trafikun e drogës në Vlorë.

Në një konferencë të jashtëzakonshme nga selia blu, PD publikoi një përgjim audio ku pretendon se Agron Xhafaj kapet në bisedë për trafik droge.

Bëhet fjalë për dy përgjime audio sipas PD-se mes Agron Xhafajt dhe një bashkëpunëtori X, që sipas PD-se është trafikant droge i cili ishte dënuar në Itali dhe pasi kishte kryer dënimin ishte kthyer në Shqipëri.

Përgjimi i parë kemi të bëjmë vetëm me zërin e bashkëpunëtorit X ndërsa bashkëbiseduesit të dytë (qe PD pretendon se eshte Agron Xhafaj) nuk i dëgjohet zëri. Përgjimi i bisedës telefonike është bërë në makinë. Në video shkruhet se bashkëpunëtori la takim me Agron Xhafën në Vlorë, nëpërmjet nr të telefonit 0672014472.

Në rastin e dytë kemi të bëjmë me një përgjim në një lokal që PD thotë se është i Agron Xhafës. Biseda pretendohet se zhvillohet mes Agron Xhafës dhe bashkëpunëtorit. Biseda dëgjohet e të dyve.

Gjatë bisedës mes tyre bashkëpunëtori X i thotë: Agronit se erdha për atë bisedën që të mora në telefon. Erdha për të bërë atë rrugën

“Këta plehrat po na sulmojnë shumë ore. Shiko edhe vëllanë, shumë fare po na sulmojnë. Ata në Itali janë zbërthyer komplet ore. Të jetë hera e parë dhe e fundit” i thotë Agroni teksa e adreson tek një person me emrin Ermal.

Gazmend Bardhi: Agron Xhafaj është bos i drogës në Shqipëri, por i pa prekshëm përsa kohë është vëllai i Ministrit të Brendshëm. Fatmir Xhafaj është mbrojtja e Agron Xhafajt. Fatmir Xhafaj i siguron vëllait trafikant droge mbështetjen e Policisë së Shtetit. Ky është realiteti i qeverisjes së Edi Ramës: Ministrat e tij të brendshëm mbështesin dhe lehtësojnë trafikun e drogës. Pushteti i Edi Ramës e ka lidhur fatin e vet me atë të krimit të organizuar.”Agron Xhafaj është bosi i drogës në Shqipëri por është i paprekshëm.

Tre shkeljet e Ministrit Xhafaj

Deputeti, Enkelejd Alibeaj, akuzoi Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj se ka shfrytëzuar postin publik dhe pushtetin politik për ti siguruar paprekshmërinë nga ligji vëllait të tij të dënuar në Itali për trafik ndërkombëtar droge me 7 vjet e dy muaj burg.

Ai renditi tre fakte të rëndësishme sesi Fatmir Xhafaj në detyrën e Ministrit e Brendshëm shkeli ligjin sipas tij, duke penguar çdo veprim për ekstradimin e të vëllait.

1-Agron Xhafaj nuk e vuan dënimin, nuk bën asnjë ditë burg sepse Fatmir Xhafaj nuk përmbush përgjegjësitë ligjore të Ministrit të Brendshëm si të verifikojë dhe identifikojë identitetin e ri të Agron Xhafaj.Të njoftojë autoritetet italiane për vendodhjen e tij, ta arrestojë dhe ta burgosë atë.
2- Fatmir Xhafaj nga pozicioni si kryetar i komisionit të ligjeve fallsifikoi dokumentet zyrtare për të pamundësuar me ligj ekstradimin e vëllait të tij, Agron Xhafaj.Fallsifikimi pamundësoi edhe vuajtjen e dënimit në Shqipëri të Agron Xhafaj i dënuar me vendim të formës së prerë me 7 vjet e 2 muaj burg për trafik ndërkombëtar droge.Kështu nuk bën asnjë ditë burg.
3- Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj nuk zbaton ligjin antimafia dhe pengon që ligji të veprojë ndaj tij dhe Agron Xhafaj. Aktiviteti kriminal i trafikut të drogës që ka kryer vëllai i Ministrit të Brendshëm e bën automatikisht atë subjekt të ligjit, vetë Ministrin Fatmir Xhafaj.




Be the first to comment

Leave a Reply