PDSH në Studeniçan: Fitorja e pashmangshme




Azem Sadiku nga PDSH, ka prezantuar gjerësisht programin e tij qeverisës.

Kryetari aktual i Komunës së Studenicanit të Maqedonisë, që po garon edhe për një mandat të dytë, Azem Sadiku nga PDSH, ka prezantuar gjerësisht programin e tij qeverisës që ka realizuar për katër vjet. Ai tha se kam përmbushur gjithë çka atë të cilën e kam premtuar katër vjet më parë.

Kryetari aktual i Studeniçanit, thotë se numri i premtimeve e realizimeve nëse merr edhe një mandate është goxha më i madh.

Kryetari i PDSH-së Mendu Thaçi, tha se qeverisja e mirë e Sadikut, u ka penguar subjekteve tjera. Ai shtoi se pas një qeverisje të mirë fitorja është e pashmangshme.

“Do të vazhdojmë ti ndërtojmë rrugët dhe rrugicat në Studeniçan. Ndërtimin e rrugëve në tokat bujqësore në Batinc, Studeniçan dhe Moran. Ujësjellësin në Koliçan të poshtëm. Ndërtimin e shkollës së mese në Studeniçan, ” tha Azem Sadiku, kandidat i PDSH-së .




Be the first to comment

Leave a Reply