PDSH në tubim me qytetarët në Gostivar




Partia Demokratike Shqiptare mbajti tubim me qytetarët në Gostivar.

“Në Gostivar mashtimi dhe gënjeshtra janë dhjetë herë më të mëdha se në çdo komunë”, kështu u shpreh kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi në fjalën e rastit para banorëve të Gostivarit.

Ai tha se e vetmja kandidaturë opozitare shqiptare për Gostivarin është ajo e PDSH-së, sepse sipas tij, kandidatët e BDI-së dhe Aleancës janë të Qeverisë, ndërsa kandidati i BESËS është kandidat që e ka mbështet Qeverinë. Thaçi kritikoi BDI-në se për 15 vite që është në pushtet nuk ka mundur të sigurojë buxhet nga Qeveria për komunat shqiptare.

“Edhe pse këta udhëheqësit që i kemi në Qeveri janë mashtrues, ne nuk jemi popull që mashtrohemi. Është kampanjë e vështirë për shkak se pa ndërpre po ndeshemi me mashtrime, me sulme. te tjerët do të honë se, ne jemi kandidat të Qeverisë dhe ne e kemi më lehtë ta sigurojmë buxhetin e Qeverisë për Komunën e Gostivarit. Do t’u thoni: Na keni knaq qe 15 vjet”, deklaroi Thaçi.




Be the first to comment

Leave a Reply