Për herë të parë, Ermal Mamaqi tregon se si aksidenti për pak i mori jetën (VIDEO)




Pak muaj më parë, Ermal Mamaqi pësoi një aksident i cili mund t’i kishte marrë edhe jetën.

Për herë të parë ai ka rrëfyer tmerrin në “Kurthin e Piter Panit”, ku fjalët e tij prekën publikun.

“I dola përpara një rrethrrotullimi, thyva 5 shtylla, makina ime u bë gjysmë. Kur shkova në shtëpi, aty e kuptova çfarë kisha rrezikuar.

Takova djalin, e mora në krahë dhe fillova të qaja. Djali më shihte e çuditej…”, tregoi Ermali.

“I bëj thirrje shoferëve vendosni një foto të fëmijëve tuaj tek kilometrazhi dhe do t’ju ulet gazi automatikisht”, përfundoi Ermali duke prekur publikun.




Be the first to comment

Leave a Reply