Për herë të parë publikisht me të dashurin e ri, Tuba nuk ka arsye të fshihet më




Edhe pse paparacët i kanë kapur prej afro një viti dhe ua kanë shkruar e komentuar historinë e dashurisë, kjo është e para herë që aktorja e njohur turke, Tuba Buyukustun, është shfaqur publikisht me të dashurin biznesmen, Umut Evirgen.

Me këtë dalje zyrtare në Stamboll, në festën e një marke të njohur dhe në krah të emrave më në zë të modës në Turqi, Tuba tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Si rrallëherë, të gjithë aparatët u drejtuan nga çifti i njohur, që për herë të parë bashkë rrinin të kapur prej dore.

Kjo ishte dalja e parë në të cilën aktorja 35-vjeçare, nënë e dy vajzave, së bashku me Umut Evirgen pozuan pa u fshehur para aparatëve. Madje, çifti u ndalua edhe nga mediat, të cilat nuk harruan të pyesin për planet për martesë, por as Tuba dhe as i dashuri i saj nuk i dhanë përgjigje kësaj pyetjeje.

Për aktoren nuk munguan as komentet për veshjen e mbrëmjes. Ndryshe nga herët e tjera, këtë radhë Tuba ishte veshur me fustan të gjatë e të mbyllur.




Be the first to comment

Leave a Reply