Për nesër është caktuar seanca e 32-të kuvendore, në rend dite janë edhe amendamentet për Ligjin e gjuhëve




Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi për nesër për në mesditë e ka caktuar vazhdimin e seancës së 32-të në të cilën në rend dite janë edhe amendamentet për Ligjin për përdorimin e gjuhëve për të cilin VMRO-DPMNE-ja opozitare ka parashtruar mbi 35.000 amendamente.

Tani për tani nuk ka informacione nëse deputetët nesër do të debatojnë për amendamentet dhe si do të tejkalohet kjo situatë e cila mund të shkaktojë bllokim të Parlamentit apo ata do të kapërcehen dhe do të debatohet për pika të tjera nga rendi i ditës të kësaj seance, lajmëron MIA.

Nëse vjen deri në ndonjë debat rreth kësaj pike do të mund të pritet në seancë të marrin pjesë edhe deputetët të VMRO-DPMNE-së opozitare, të cilët paralajmëruan prezencë për amendamentet.

Në rend dite të seancës së 32-të, mes tjerash, janë edhe ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për lëndët e para minerale dhe të Ligjit për tokë bujqësore, të dy ligjet me procedurë të shkurtër propozuesit e të cilëve janë deputetë nga shumica qeveritare. Deputetët duhet të sjellin edhe ndryshimet e ligjeve për rroga dhe kompensime të tjera të personave të zgjedhur dhe të emëruar dhe të deputetëve, me të cilat ulet kompensimi për shpenzimet rrugore të deputetëve dhe personave të tjerë të zgjedhur dhe të emëruar, ndërsa duhet të votohet edhe për planet financiare për vitin 2018, propozim-vendime dhe raporte vjetore.

Për nesër është caktuar edhe vazhdimi i seancës së 11-të nga e cila ka mbetur një pikë nga rendi i ditës edhe atë ndryshime të Ligjit për mbrojtje nga pirja e duhanit.




Be the first to comment

Leave a Reply