Për të qeshur dhe për të qarë, Besi zbulon fobinë më të madhe të Xhensilës




Kanë mbetur vetëm pak javë dhe Xhensila me Besin do të bëhen prindër për herë të parë. Për shumë kohë e mbajtën të fshehtë pritjen e ëmbël, por tani që këngëtarja është në muajin e tetë të shtatzënisë, po kujdeset që gjithçka të shkojë mirë edhe në javët e fundit. Pas saj, është gjithmonë edhe Besi, i cili, rast pas rasti, nuk mund të rrijë pa bërë shaka me të dhe pa i nxjerrë bojën partneres.

Si rasti i sotëm, kur Besi, në një video të postuar pak më parë, tregon momentin kur këngëtarja është duke bërë analizat. Nga frika, Xhensila është duke qarë dhe duke mbajtur dorën e Besit. Por ky i fundit, në vend që të kujdeset për të, ka nxituar ta regjistrojë këtë moment për t’ua treguar të gjithëve fobinë e Xhensilës nga vaksinat. Ndërsa ajo qan, Besi qesh me lot…

Nuk shpjegohet dot ndryshe. Besi ia del të bëjë humor edhe në rastet kur të gjithë të tjerët nuk shohin asgjë për të qeshur.




Be the first to comment

Leave a Reply