Përfundojnë hetimet për 27 prillin, ngritet aktakuzë për 30 persona (Video)




Prokuroria për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka përfunduar hetimet për sulmin në Kuvend që ndodhi më 27 prill të vitit të kaluar dhe ka vendosur të ngrit aktakuzë për 30 persona, nga gjithsej 35 të dyshuar.

Prej tyre 28 akuzohen për veprën “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”, ndërsa dy të tjerë për veprën “ndihmë në kryerjen e veprës penale”, njofton TopAl News.

Për katër persona është ndërprerë procedura, pasi nuk janë të kapshëm për organet e rendit, por pas gjetjes së tyre procedura do të vazhdojë.

Gjithashtu për deputeten Zhaklina Peshevska është ndërprerë procedura, pasi nuk ka dëshmi se ajo ka kryer vepër penale.

Kryeprokurori Ljubomir Joveski, në konferencë për shtyp tha se të akuzuarit kanë rrezikuar rendin kushtetues me dhunë dhe kanë krijuar ndjenjën e pasigurisë dhe frikës.

Gjithashtu Prokuroria ka propozuar që të vazhdojnë masat e arrestit shtëpiak dhe përkujdesit, për të dyshuarit për ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit.




Be the first to comment

Leave a Reply