Përmbytjet në Anën e Malit, 700 ha nën ujë, banorët fajësojnë KESH




Rreth 700 hektarë tokë në njësinë administrative të Anës së Malit ndodhen nën pushtetin e ujit si pasojë e përmbytjeve.Më të goditur janë fshatrat Obot, Gorice dhe Muriqan.

Dëmet në kulturat bujqesore janë të konsiderueshme,  ndërsa nuk rrezikohen shtepi.

Funksionarët e njësisë administrative i lidhin përmbytjet me shkarkimin e HEC-eve  duke kërkuar të njoftohen paraprakisht.

Por KESH në një njoftim për mediat hodhi poshtë këtë prendim duke deklaruar se përmbytjet janë pasojë e reshjeve të rëna.

E bllokuar per mjete te uleta është rruga drejt Obotit. Ushtria vendosi në dispozicion 1 mjet te larte per kalimet, duke u mundësuar banorëve transportin drejt qytetit.




Be the first to comment

Leave a Reply