Përmirësohet gjendja e vajzës pas helmimit me një agjent nervor




Ish-spiuni rus, Sergei Skripal, 66 vjeçar dhe vajza e tij, Yulia, 33 vjeçare u helmuan me një agjent nervor të prodhimit rus, në Britani të Madhe në fillim të muajit mars.

Spitali që po trajton ata kanë bërë të ditur se Yulia është duke u përmirësuar mjaft shpejt dhe e ka kaluar fazën kritike për jetë.

Burime të BBC-së kanë bërë të ditur se ajo është e vetëdijshme dhe ka filluar të flasë. Megjithatë, Sergei Skripal mbetet në gjendje të rëndë, ai është përgjigjur ndaj mjekimit, mirëpo ende ka nevojë që të jetë 24 orë në ditë nën mbikëqyrje mjekësore.

Ata u pranuan në spital me datën 4 mars pasi u gjetën pa vetëdije në një qendër tregtare në Salisbury të Britanisë.

Ky rast ka ashpërsuar marrëdhënien në mes të Rusisë dhe Perëndimit. Së fundi Moska ka marrë vendimin për dëbimin e 150 dilpomatëve të shteteve perëndimore.




Be the first to comment

Leave a Reply