Përse jeni ende të uritur pas drekës? Do befasoheni kur ta zbuloni




Uria pasi kemi ngrënë na ndodh të gjithëve.

Mund të na ndodhë menjëherë pas kafshatës së fundit ose 45 minuta më vonë. E vërteta është se edhe nëse hani bollshëm dhe shëndetshëm, stomaku juaj mund të kërkojë përsëri ushqim.

Këtu janë katër arsye kryesore:
1. Ju nuk hani aq sa duhet
Dreka duhet të jetë vakti më i bollshëm në ushqime, pasi duhet t’ju furnizojë me “karburant” për të gjithë pjesën tjetër të ditës. Sigurisht nëse hani pak dhe vetëm një sallatë, do të jeni shumë më të uritur më vonë.
2. Ju nuk keni mjaftueshëm proteina dhe yndyrna
Yndyrnat dhe proteinat e shëndetshme ju ndihmojnë të ndiheni të plotësuar dhe të kënaqur. Në fakt trupi ynë i tret karbohidratet dhe sheqernat shumë shpejt, ndërsa proteinat dhe yndyrnat pak më ngadalë. Provoni të shtoni pak vaj ulliri ekstra të virgjër ose avokado në sallatën tuaj. Ju mund të shtoni edhe disa fara kërpi për një dozë shtesë të yndyrave të shëndetshme dhe proteinave.
3. Keni ngrënë teksa jeni të hutuar
Një nga arsyet më të mëdha që ne të gjithë ndihemi të uritur një ose dy orë pas drekës? Hutimi. Po po, e lexuat mirë. Tentimi për të bërë dhjetë gjëra të ndryshme në të njëjtën kohë ju pengon të shijoni ushqimin tuaj dhe të dëgjoni trupin.
4. Ju hani shumë shpejt
Ushqimi kërkon kohën e duhur për tu shijuar dhe përtypur siç duhet. Trupi juaj ka nevojë të paktën 20 minuta për të “regjistruar” ngopjen, prandaj, nëse hani në më pak se 5 minuta nuk i jepni kohë të mjaftueshme për të kuptuar se e keni ushqyer.




Be the first to comment

Leave a Reply