Përse kur dashurohemi bëhemi si të marrë?




Gjithsesi, secili që një herë në jetë është dashuruar, e di që kur dashuron dikë dështon kujdesi, humbet përqendrimi për mësim apo për punë. Mirëpo, përse ndodh kështu?

Sipas një studimi më të ri të botuar në revistën “Motivation and Emotion”, njerëzit të cilët dashurohen marrëzisht janë më pak të aftë që të fokusohen në kryerjen e detyrave të cilat kërkojnë kujdes të madh. U ndodh sikur të mos u punojë koka!

– Në fillim të lidhjes romantike dhe gjatë fazës së parë të të dashuruarit do të vëreni që gjithnjë e më të vështirë e keni të përqendroheni në çka do qoftë tjetër, sepse të gjitha kapacitetet tuaja mendore janë të orientuara në personin e dashur – thotë psikologu Henk van Stinbergen, i cili me ekipin e ekspertëve në Universitetin Lajden në Merilend aplikoi hulumtimin në 43 persona të cilët kanë filluar lidhje të re dashurie para gjysmë viti.

Sa më e fuqishme të jetë të dashuruarit, aq më shumë dobësohet fuqia intelektuale.

– Shkenca akoma nuk i ka gjetur përgjigje definitive pyetjes përse truri humb betejën ndaj zemrës.

Është e mundshme që dashuria na detyron të shpenzojmë gjithë trurin në të menduarit për personin e dashur.

Patjetër duhet të merret parasysh se romanca vetvetiu është shumë argëtuese dhe na bën të lumtur.




Be the first to comment

Leave a Reply