Përshtatja e bujqësisë në Maqedoni ndaj ndryshimeve klimatike




Gjatë hapjes së punëtorisë me temë “Zvogëlimi i ndikimit të ndikimeve klimatike në bujqësi”, që mbahet në Mavrovë me organizim të Organizatës për bujqësi dhe ushqim pranë Kombeve të Bashkuara (FAO), ministri për bujqësi, pylltari dhe ujëra i Republikës së Maqedonisë, Ljupço Nikollovski tha se për përmirësimin e kapacitetit të sektorit të bujqësisë ndaj ndikimit të ndryshimeve klimatike, janë të nevojshme përshtatje të caktuara në politikat dhe programet e Ministrisë për bujqësi, pylltari dhe ujëra, për çka do të ndërmerren masa të duhura, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Si hapa konkret, ministri Nikollovski i theksoi definimin e masave për përshtatje ndaj ndryshimeve klimatike dhe integrimin e tyre në programet e përkrahjes financiare të Ministrisë dhe vendosjen e kapaciteteve të duhura institucionale dhe përforcimin e tyre nëpërmjet një sërë stërvitjesh që do të mundësonin krijimin dhe zbatimin efikas të politikave për përshtatje ndaj ndryshimeve klimatike.

Sipas tij, është e domosdoshme të kryhen hulumtime për lloje dhe kultura të reja me rezistencë më të lartë dhe të kryhen kërkime edhe në sektorin e bagëtisë, për të përshtatje të racave më të mira të kafshëve.




Be the first to comment

Leave a Reply