Pheniani pas sanksioneve të OKB-së: “Reagimi ynë do të jetë i fortë”




Paketa e sanksioneve të reja ekonomike nga Këshilli i Sigurimit në OBK ka revoltuar më tej Korenë e Veriut.

Pheniani ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara se duhet të presin “një reagim shumë të fortë dhe me pasoja të paqëndrueshme”.

“Për sa kohë kemi arsenalin tonë bërthamor,” ka deklaruar një zyrtar i Koresë së Veriut në CNN, “ne mund të garantojmë siguri dhe paqe për vendin tonë”.

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka miratuar unanimisht një paketë të re sanksionesh ndaj Koresë së Veriut.

Masat kufizojnë importet e naftës dhe ndalojnë eksportet tekstile, një përpjekje për të privuar Veriun nga karburanti dhe të ardhurat për financimin e programit të armëve.

Masat u miratuan në mënyrë unanime, pasi Rusia dhe Kina, aleatë të Penianit, ranë dakord me këto sanksione të reduktuara.




Be the first to comment

Leave a Reply