Piloti detyrohet të bëjë zbritje urgjente, pasagjeri po sulmonte ekuipazhin




Të bërtiturat e një pasagjeri ndaj ekuipazhit të kabinës në avion e detyruan pilotin që të bëjë një zbritje urgjente.

Pasagjeri i inatosur filloi të kapej edhe me udhëtarë të tjerë, derisa avionic zbriti dhe katër punonjës sigurie po e mbanin që të mos ndodhte dicka serioze.

Dëshmitarët treguan se ai nisi të bërtiste dhe u drejtua te kabina që qëndrojnë rojet duke u munduar që të qëllonte njërin prej tyre.

Avioni me 144 pasagjerë ishte nisur nga San Francisko për në Mexico, por u detyrua të ndalonte në Guadalajara që burri i inatosur të qetësohej.

Nuk dihet arsyeja e zemërimit të tij, por e larguan nga avioni dhe nuk dihet nëse do merren masa ndëshkuese për të.




Be the first to comment

Leave a Reply