Plagoset me armë zjarri një punonjëse e marketit “Kiper” (VIDEO)




Gjatë ditës së sotme ka ndodhur një aksident i armatosur me ç’rastë ka mbetur e plagosur me armë zjarri një punonjës e marketit “Kipër” që gjendet në rrugën Kemal Sejfullah. Sipas denoncimit në polici, ndaj punonjëses së marketit është shtënë me armë zjarri nga personi me emrin Sherif, pas çka i njëjti është larguar në drejtim të panjohur.

Personi i plagosur me armë zjarri është G.A. e lindur më 17 mars 1992, e punësuar në “Kiper Market” në rrugën Kemal Sejfullah.

Sipas rrëfimit të të punësuarve, si autor i mundshëm përmendet personi A.Sh., pronar i supermarketit AG për shkak të ndërprerjes së lidhjes së dashurisë. Pas kryerjes së veprës, personi është arratisur derisa personi i lënduar me ambulancë është dërguar në Qendrën Urgjente.




Be the first to comment

Leave a Reply