Po filmonte veten live në Facebook, hajni i vjen nga pas dhe ia vjedh telefonin (Video)




Një djalë i ri po shijonte bukuritë dhe yjet në sheshin më të popullarizuar në “Walk of fame”, derisa gjithçka që shihte po filmonte drejtpërdrejt në Facebook.

Por, ai kurrë nuk kishte menduar se do t’i ndodh diçka që do t’ia ndalë transmetimin live, kur një burrë që qëndronte prapa tij ia vjedh telefonin, transmeton Telegrafi.

Edhe pse i vihet pas për t’ia marrë telefonin pas qindra metrave vrapim, hajni i kthehet duke e kërcënuar se do ta vret dhe duke i treguar revolen që e kishte në brez.

Kjo pjesë nuk është filmuar për shkak se hajni mbante në dorë telefonin dhe kamera ishte bllokuar, por këtë e ka pranuar pronari i telefonit.

Pasi e kupton se i rrezikohet jeta për një telefon, vendosë të largohet nga vendi i ngjarjes, ndërsa pas publikimit të videos live në Facebook, policia është vënë pas këtij burri.




Be the first to comment

Leave a Reply