Policia pranë nxënësve që sot filluan shkollën




Policia e Shtetit uroi të gjithë nxënësit dhe mësuesit suksese në vitin e ri shkollor.

Mijëra punonjës Policie sot në mëngjes ishin në çdo rrugë dhe pranë çdo shkolle, në nisje të vitit të ri arsimor, për më shumë siguri dhe lehtësi në lëvizje.

“Dhe do të jenë aty në çdo ditë mësimi”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po ashtu për çdo shqetësim apo parregullsi policia bën thirrje që të telefononi Policinë e Shtetit në numrat falas 112 dhe 129!

“Bashkë ndërtojmë një vend të sigurt! #policiaqëduam”




Be the first to comment

Leave a Reply