Politikanët urojnë Ditën e Pavarësisë së Maqedonisë




Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Maqedonisë, e cila shënon 26 vjetorin e themelimit si shtet i pavarur, figurat politike në vend kanë përcjellur mesazhe urimi për shtetin dhe qytetarët.

 

Mesazhi i tyre kryesor është që të mbizotërojë harmonia, paqa dhe dashuria mes gjithë qytetarëve. Më poshtë i keni urimet e disa nga politikanëve në vend:

Gjorge Ivanov:

“Nga të gjitha dëshirat dhe aspiratat njerëzore, nuk ka më të fortë dhe më të qëndrueshëm se sa aspiratat për liri dhe drejtësi. Pas shekujve të luftimeve, arritëm aspiratën e pandalshme të Maqedonisë për liri më 8 shtator 1991. Të bashkuar dhe të përkushtuar duhet të vazhdojmë edhe më tej dhe të punojmë në ndërtimin e prosperitetit”.

Nikolla Gruevski:

Si shtet, kemi duruar tundime të shumta dhe kemi kaluar shumë pengesa. 26 vjet më vonë, si një komb dhe si shtet, ne po kalojmë përsëri një periudhë që kërkon shumë urtësi dhe guxim në marrjen e vendimeve. Nëse 26 vjet më parë ëndrra e brezave të atëhershëm ishte Maqedonia e pavarur, ëndrra e gjeneratës sonë është stabiliteti ekonomik dhe shtet i begatë, unik, i njohur dhe i respektuar ndërkombëtarisht. Vetëm nëse jemi të bashkuar mund të ndërtojmë një të ardhme të sigurt për një Maqedoni të suksesshme”.

Zoran Zaev:

 “Hapat drejt llirisë dhe mundësive tona i kemi bërë së bashku. Njëjtë sikur më 8 shtatori para 26 vteve, kur qytetarët masovikisht dolën në referendum për Maqedoni të pavarur, edhe në numët të madh, të bashkuar, me besim dolëm për liri. E ardhmja e jonë, si qytetarë të Maqedonisë është BE-ja dhe NATO. I kemi filluar proceset”.




Be the first to comment

Leave a Reply