Ditë më parë Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka paralajmëruar se sot do të hapet Amfiteatri i Liqenit Artificial në Tiranë.
Ndërsa, pak orë para përurimit Veliaj, ka publikuar një fotografi në llogarinë personale Instagram, i cili shfaqet bashkë me të atin pikërisht në Amfiteatrin e Liqenit.
“Herën e parë tek Amfiteatri i Liqenit kam qenë 4 vjeç me tim atë? Falë punës titanike të @aprtirana sot rihapet më modern e më i bukur se kurre ? Mos mungo sonte dhe merr me vete femijet, asnjëherë nuk i dihet se cili prej tyre do frymëzohet që ta transformojë Tiranën nesër ?”, ka shkruar kryebashkiu bashkangjitur me imazhin.
Ai po ashtu jep një mesazh për gjithë popullin shqiptar gjersa thotë se nuk duhet të mungojnë as fëmijët që ndoshta nesër frymëzohen për ta ndryshuar Tiranën.
Leave a Reply
Për të postuar një koment, duhet të jeni i futur.