Portrete / Doktor Idriz Orana




Njëri nga njerëzit e radhë që nuk dëshiron të flasë për vetëveten por që nuk preferon që as të tjerët të flasin për të! Për Doktor Idriz Oranën, për personalitetin e tij të kompletuar me një karakter të padiskutueshëm, mund të flitet natë e ditë, edhe atë vetëm në superlativ. Këtë fakt, shumica do të insistonin që ta përdornin për avansim në karrierë, kurse, Doktor Idriz Orana këmbëngul se karriera e çdo individi është në vullnetin e Zotit. Mos e sikletosni Doktorin, ai nuk dëshiron shumë të flasë. Doktorit jepni punë dhe pritni rezultatet e pamohueshme

Një ndër doktorët e parë shqiptar për operacione plastike në Maqedoni. I dalur nga studimet në universitete bullgare me renome botërore. Sot i punësuar në repartin e kirurgjisë plastike në Spitalin Shtetëror apo ”Nëna Terezë”, i dashur e i respektuar prej të gjithëve. Gëzon një reputacion si rallë doktor në këtë qendër spitalore, të arritur natyrisht edhe nga pozicioni i nënkryetarit të Odës së Mjekëve të Maqedonisë, ku, veç të tjerash, bëhet edhe licencimi i mjekëve. Gjithnjë i ngrohtë me kolegët, në krah të tyre, e në shërbim të pacientëve. Nuk ka pacient shqiptar që ka kaluar nëpër këtë qendër spitalor e që nuk e njeh doktor Idriz Oranën, apo, nuk ka pacient shqiptar i cili ia mësynë kësaj qendre spitalore paraprakisht pa u drejtuar te doktor Idriz Orana.
– Doktor, më ka çuar filani te ju…
– Doktor, të lutem, ma kqyr udhëzimin dhe më thuaj për ku jam…
– A jeni ju doktor Orana… A jam bre për te ju. Edhe nesë nuk jam për te ju, vallahi më mirë të vdes se sa të hy në dorë të tjetrit. Du të më operoni vetëm ju…
– Doktor, filan kryetari i partisë më ka çu deri te ju. E di që po vdes por ama kam vendosë që shpirtin ta lë në duart e juaja…
– Doktor Orana, a më ndihmoni bre ta shtri fëmijën në klinikë për sëmundje infektive…
– Doktor, veç në duart e juaja kemi besim që të pranojmë t’i pritet këmba nënës sonë…
– Doktor, filan doktori na e operoi babën por nuk është fare mirë. Na e shpëto o doktor, jemi mbështetë vetëm në Zot e tek ju…
Nuk kalon ditë pa u drejtuar tek Doktor Idriz Orana qindra pacientë të sëmurë e nevojtarë të ndryshëm, madje i drejtohen edhe udhëheqës partiakë të ndryshëm e funksionarë shtetërorë. Sinqeriteti i tij, serioziteti në punë, aftësia prej një mjeku të disiplinuar në punë si dhe dashuria dhe respekti ndaj të gjithë pacientëve, pa dallim llojit të sëmundjes, pa dallim përkatësive të ndryshme. Doktro Idrizi, shpesh shihet me udhëzime në dorë, pas të cilit rendin pacientët të cilët i sistemon apo i orienton nëpër klinika e reparte ku duhet të shtrihen. Edhe nëse e dinë, sërish shkojnë tek Doktor Idrizi dhe kërkojnë të përcillen e të ndihmohen për deri te reparti ku duhet të shtrihen. Doktro Idrizi, pastaj, nuk përton që brenda ditës apo edhe natës të kalojë nëpër shumë reparte për t’i gjetur e vizituar pacientët që i ka oreintuar më parë, apo që është lutur prej lloj-lloj qytetarëve të cilët, në pamundësi për të udhëtuar për deri te spitali shtetëror, në mungesë të numrave telefonike për t’u informuar, i drejtohen doktor Idriz Oranës me lutje që t’ua vizitojë të afërmit dhe t’u tregojë për gjendjen e tyre. Numrin e celularit të doktor Idriz Oranës e kanë të gjithë. Nuk ka pacient që i bie këtij numri e që nuk do të ketë përgjigje apo ndihmën e doktor Oranës.
Doktor Orana është lindur dhe rritur në një familje që mikërpitjen dhe bujarinë e kanë ruajtur si amanetin më të shtrenjtë prej të parëve. Shtëpia e tyre ka qenë tamam si ”stacion autobusësh” – prit e përcill njerëz, mysafirë të njohur e të panjohur, të afërt e të largët, vizitorë e nevojtarë për të kryer ndonjë punë nëpër Shkup. ”Të gjithë kanë qenë mysafirë të Zotit. Njeriu nuk drejtohet te një tjetër pa e udhëzuar Zoti për tek ai. Prandaj, njeriu i rëndomtë, cilindo që i drejtohet, duhet ta përceptojë si i porositur nga Zoti, ndaj të cilit duhet të sillemi ngrohtësisht dhe ta ndihmojmë me aq sa kemi mundësi.” Kjo është ajo edukatë nga e cila është brumosur Doktor Idriz Orana, kjo është ajo edukatë të cilën e zhvillon dhe e porosit doktori në familjen e vet, te fëmijët e vet, dhe që e reflekton edhe në punë dhe në shoqëri. Prandaj Doktor Idriz Orana është doktori më i vizituar në ditë nga pacientët shqiptarë dhe jo vetëm, prandaj i drejtohen atij me aq lehtësi dhe siguri që do të gjejnë ndihmën e nevojshme, prandaj edhe kërkojnë që edhe shpirtin ta lënë në duart e tij.
Doktor Idriz Orana është i respektuar edhe në mesin e miqve të të njëjtit profesion. I respektuar dhe shumë shpesh i këshilluar. Jo rallë kërkohet edhe mendimi i tij. Eksperienca e tij e suksesshme ka bërë që të kërkohet të asistojë edhe në ndërhyrjet e mjekëve me përvojë më të gjatë të cilët ndjejnë siguri me prezencën e doktor Oranës në sallë operacioni.
Doktor Orana, i njohur si njeri mjaft shumë energjik, i dashur e i respektuar prej njërëzve të ndryshëm, e kanë detyruar që për interes të tyre të shtrijë veprimtarinë e vet edhe në sferën e politikës. Doktor Orana ka bindje të thellë se është i nevojshëm dhe i vyeshëm edhe në sfera të tjera ku kanë nevojë bashkëqytetarët e tij, për më tepër, bashkëkombasit e tij. Ai përveç në strukturat e ndryshme organizative të mjekëve, është i angazhuar edhe si i deleguar politik në Kuvendin e Qytetit të Shkupit, si përfaqësues i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH-së). Është drejtues i kësaj Partie në Komunën e Çairit. Nga kjo Degë ka qenë i propozuar të dalë në zgjedhje për funksione të ndryshme politike. Në këto zgjedhje vendore është kandidat i PDSH-së për kryetar i Komunës së Çairit. Edhe pse është i vetëdijshëm se gara është shumë e fortë dhe shumë e pabarabartë, ai ka pranuar të dalë në këto zgjedhje, edhe atë, vetëm për hirë të elektoratit të thuash, militantë, i cili do të ndjehej shumë i fyer nëse nuk do t’ia jepte votën e vet PDSH-së. ”Për hirë të grumbullimit të këtyre votave dikush nga ne duhet të dalë në zgjedhje”, thotë Doktor Idriz Orana. Ai nuk merret me teori të konspiracionit dhe të ndajë atë opinion që thotë se shtimi i partive shqiptare është me qëllim të parcializimit të kësaj vote dhe që kjo lojë nxitet nga shërbimet e ndryshme sekrete. ”Populli im shqiptar nuk është aq naiv sa t’i hajë këto sheqerka! Shqiptarët nuk vihen në shërbim të asnjë strukture policore antishqiptare, po flas si kolektiv! Shqiptarët, fatkeqësisht, akoma janë në kërkim të një subjekti politik i cili do t’ua thyente turinjtë pikërisht këtyre shërbimeve që herë pas here kapin individë të caktuar. ”Ne si shqiptarë nuk duhet të shohim probleme në raport me partitë përfaqësuese të tyre por, në raport me pushtetin. Pushteti është ai që dëmton partinë shqiptare, që dëmton interesin kombëtar shqiptar dhe që pastaj, dështimet eventuale, e iritojnë elektoratin shqiptar. Nuk ka shqiptarë në botë që nuk e do dhe që nuk i përkulet mendimit politik e kombëtar të Arbën Xhaferit, liderit legjendar të PDSH-së si dhe burrit më mendjendritur shqiptar në këtë qindvjeçar. Nën drejtimin e tij gjatë pjesëmarrjes së PDSH-së në qeverinë tetëmbëdhjetëmuajshe gjatë vitit 2006-2008, u themeluan institucionet e para nacionale shqiptare në Maqedoni dhe, pas këtij trishtimi që e përjetoi blloku politik maqedonas, e prishi këtë koalicion dhe bëri qeveri me ato parti që janë pa koncept, pa ide dhe pa forcë për të ngritur institucione nacionale shqiptare në Maqedoni. Institucionet shtetërore i kemi, kemi plotë shqiptarë nëpër ato institucione, por, institucione nacionale shqiptare i kemi vetëm ato që i themeloi PDSH-ja dhe aq!”, thotë me plotë krenari doktor Idriz Orana.
Doktor Idriz Orana, në rrafshin politik, është përfaqësuesi dhe këmbëngulësi më i madh në Shkup për sa i përket ruajtjes dhe praktikimit me xhelozi të konceptit të shkollës politike që e ka ngritur mendjendrituri i kombit, Arbën Xhaferi. Është nxënësi i përjetshëm i kësaj shkolle, i kësaj filozofie politike dhe, ndjehet krenar që sot ka një udhëheqës politik si Menduh Thaçin, kryetarin aktual të PDSH-së, i cili për asnjë milimetër nuk pranon dhe nuk lejon shkarje nga vijat e qarta të politikës kombëtare që i ka tërhequr Arbën Xhaferi. Këto vija politike kombëtare mund të hasen edhe nëpër partitë e tjera, të më hershme e të më vonshme, por, meqë nuk janë autoktone dhe burimore në konceptet e tyre programore politike, zbatimi i tyre jo që zvarritet por, në mungesë të forcës intelektuale per t’i realizuar, ato zvetënohen deri në heqje dorë prej tyre.
Se është konsekuent dhe këmbëngulës, madje deri në ”bezdi”, këtë doktor Idriz Orana e ka dëshmuar edhe si pjesëtarë i Kuvendit të Qytetit të Shkupit. Ai në mënyrë shumë të zëshme, madje pa mbajtur kurrfarë llogarie se mund të prishen balancet politike të partive të ndryshme, ka shënjestruar diskriminimin politik dhe institucional që i bëhet shqiptarëve që nga pushteti qendror e deri te ai lokal. Është e njohur fraza e Doktor Idriz Oranës ”Qyteti i Shkupit ka ndarë buxhet shumëfish më të madh për tredhjen e qenve endacak se sa për kulturën shqiptare”, deklaratë kjo bombastike që i ka brengosur jashtëzakonisht shumë edhe përfaqësuesit e huaj në vendin tonë. Në kohën kur të tjerët këmbëngulnin se ”Marrëveshja e Ohrit” është realizuar qind për qind, janë reagimet e shumta, janë paraqitjet e shumta publike të doktor Idriz Oranës i cili kërkonte masa disiplinore për të gjithë ata që e nëpërkëmbin gjuhën shqipe, si mjet komunikimi nëpër ato vende ku e flasin 20 për qind të popullatës së përgjithshme. Në kohën kur po lulëzonte barokëzimi i Shkupit përmes projektit të VMRO-BDI-së ”Shkupi 2014”, është po doktor Idriz Orana që këmbëngulte në stolisjen e komunave shqiptare me buste të heronjëve kombëtarë, është po doktor Orana që kërkonte dhe i luste përfaqësuesit e BDI-së në Kuvendin e Qytetit të Shkupit që ta përkrahin listën e tij me emra rrugësh nëpër lagjet shqiptare që do të stoliseshin me emrat e heronjëve tanë kombëtarë që nga historia e deri te luftërat e fundit të shqiptarëve në rajon!
Doktor Idriz Orana projektin ”Shkupi 2014” nuk e sheh vetëm projekt antishqiptar të VMRO-DPMNE-së, por për këtë projekt flet edhe si për projektin burimor të BDI-së së Ali Ahmetit. Sepse, që nga viti 2008, kemi qindra deklarata të dhjetra personave kyç të kësaj partie (BDI) që këmbëngulnin se programi i kësaj partie është inkorporuar në tërësi në programin qeveritar dhe se ”për herë të parë në historinë e Maqedonisë kemi një program qeveritar i sajuar nga partitë që formojnë qeverinë e vendit”! Prandaj edhe nuk ka pasur asnjëherë kundërshtim të BDI-së për prishje të qeverisë, prandaj edhe kurrë nuk ka munguar vota e BDI-së në miratim të buxhetit të qeverisë nga i cili buxhet janë derdhur qindra miliona euro për barokëzimin e Shkupit. ”Të mos mashtrohemi, barokëzim i Shkupit do të thotë, në fakt, krijim të përcepcionit për një Shkup tashmë të krishterizuar përmes projektit ”Shkupi 2014”, projekt ky që fuqishëm është përkrahur dhe ka lulëzuar ekskluzivisht në periudhën e qeverisjes VMRO-BDI”, nënvizon Doktor Orana. ”Kurse, lejimi apo mbyllja e syve karshi ndërtimit të xhamive në botë interpretohet vetëm si mirëkuptim i qeverisë së Shkupit të krishterizuar që e ka në raport me fenë islame, dhe e cila qeveri po përpiqet për një harmoni fetare të cilën nuk po e duan ”radikalët islamikë”! Pra, problemeve kombëtare shqiptare i japin konotacion fetar nga i cili tashmë është i irituar mbarë bota perëndimore, kurse shqiptarët në qeverinë maqedonase, heshtin dhe me heshjten e tyre, me mosreagimin deri në detronizim të shtetit për këto shtrembërime politike, në fakt veçsa i përforëcojnë tezat e tyre ofenduese.
Kthehuni te koncepti i Arbën Xhaferit dhe, kombi ynë në Maqedoni aty e ka shpëtimin”, përfundon Doktor Idriz Orana, kandidati i PDSH-së për kryetar i Komunës së Çairit.




Be the first to comment

Leave a Reply