Pranohet lënda e PSP-së “300”, tani Penalja duhet të caktojë seancë




Akuza kundër ish ndihmës ministrit për furnizime publike në MPB, Gjoko Popovski për keqpërdorim gjatë furnizimit të veturave policore, është akuza e parë prej gjithsej 17 që i ngriti Prokuroria Speciale më 29 qershor, dhe tani kjo akuzë u pranua nga Gjykata Themelore Shkupi 1. Tani nëpërmjet AKMIS sistemit, lënda do të dorëzohet tek gjykatësi i cili duhet të caktojë seancë për gjykim, përcjell Zhurnal.

Rasti “Treqind” u prezantua nga PSP në një pres konferencë më 23 mars. Prokurorja speciale Fatime Fetai tha se bëhet fjalë për vepër penale keqpërdorim të detyrës zyrtare, ndërsa ekziston dyshim se është kryer nga ana e ndihmës ministrit në Ministrinë për Punë të Brendshme, Gjoko Popovski, në lidhje me furnizimin e 300 veturave policore.




Be the first to comment

Leave a Reply