Premierë: “Ska konkurrencë”, Fero dhe Rina lansojnë projektin e ri




Këngëtarja e re, Rina, ka publikuar projektin më të ri të titulluar “S’ka konkurrencë”.

Videoklipi është bashkëpunim me hip hop yllin e ri.

Kënga është punuar nga Zzap n’Chriss në muzikë, teksa videoklipi është reailzuar nga FilmNation në regji të Alban Selimajt.

Me tekst thumbues, dyshja shfaqen në një bashkëpunim të pa parë më herët duke kombinuar performancën në këtë këngë.

Ajo që befason është pikërisht këngëtarja e re Rina e cila bën rep gjatë pjesës më të madhe në këtë këngë, duke u shfaqur si një Cardi B shqiptare.

Projekti në vetëm pak orë është pritur shumë mirë nga publiku dhe adhuruesit e dyshes.

Ndryshe, Fero ishte përfshirë në një incident së fundmi me reperin R-jan.




Be the first to comment

Leave a Reply