Presidenti Meta: Negociatat me Greqinë, proces solid




Procesi për negociatat me Greqinë për kreun e shtetit Ilir Meta është një proces solid si nga pikëpamja kushtetuese dhe ajo tekniko-ligjore.

 “Besoj se tashmë kemi realizuar një bashkëpunim mjaft konstruktiv dhe të dobishëm për të patur një proces solid nga pikëpamja kushtetuese, por edhe tekniko-ligjore për negociata sa më të suksesshme për një marrëveshje të drejtë me Greqinë”, ka thënë Meta për mediat.

Por a i ka përmbushur të gjitha kërkesat e Metës, Bushati? Presidenti ka këtë përgjigje: “Unë besoj se është bërë një punë mjaft e konsiderueshme dhe jemi në një proces tashmë, do të thoja, mjaft solid nga pikëpamja kushtetuese, por dhe tekniko-ligjore”.

Presidenti Meta e quan pozitiv shtimin e një tjetër negociatori në grup. “Ka qenë një propozim shumë pozitiv edhe mjaft i mirëpritur dhe nga ana ime për arsye sepse është një personalitet në fushën e të drejtës ndërkombëtare, por dhe me mjaft eksperiencë për raste te tilla”, tha ai.




Be the first to comment

Leave a Reply