Presioni policor në Haraçinë. Sela selam Spasovskit




APSH reagon ashpër ndaj frikësimit të aktivisteve të saj në Komunën e Haraçinës nga ana e Policisë Aktivisti jonë nga Haraçina Fuad Halimi sot është ftuar në ,,bisedë informative,, nga ana e policisë së Shkupit dhe është kërcënuar për aktivitetin e tij politikë si aktivistë i APSH-së në Haraçinë.

E përkujtojmë Ministrinë e Punëve të brendshme dhe i bëjmë apel ministrit Oliver Spasovski që urgjentisht të ndërpresë ketë kampanjë kundër aktivistëve tanë në Haraçinë.

Gjithashtu i bëjmë me dije se bisedat informative i takojnë sistemit të kaluar, këto janë metoda komuniste. Ne e kemi të qartë që e keni qëllimin të na frikësoni, por ua bëjmë me dije se ne frikën e kemi ,,vrarë,, më 27 prill prandaj silluni me kompetencë dhe në përputhshmëri me ligjin.

Ju bëjmë apel dhe organizatave ndërkombëtare si OSBE dhe ODHR-ë që të marrin masa urgjente me qëllim të mbarëvajtjes së fushatës dhe procesit zgjedhore për zgjedhjet lokale 2017.




Be the first to comment

Leave a Reply