Prilepi lider në legalizimin e objekteve joligjore




Në bibliotekën e qytetit “Borka Taleski” në Prilep janë ndarë 100 vendime të reja për legalizimin e objekteve të ndërtuara pa leje.

Kryetari i Komunës së Prilepit, Marjan Risteski, deklaroi se deri tani në Prilep janë legalizuar mbi 9 mijë objekte, me çka ky qytet vazhdon të mbajë epitetin e liderit në legalizimin e objekteve pa leje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me legalizim janë përfshirë kërkesat e qytetarëve të dorëzuara në vitin 2011, si dhe një pjesë e kërkesave të vitit 2016 në afatin e vazhduar. Në vitin 2011 janë dorëzuar 15,367 kërkesa për legalizim, ndërsa në vitin 2016, 3.077 kërkesa.

Realizimi i projektit në 2016 në Komunën e Prilepit ishte mbi 60 për qind, kur në dhjetor përfundoi afati për dorëzimin e elaborateve të vitit 2011.

Deri në fund të afatit të paraparë me ligj pritet realizimi i projektit të jetë rreth 80 për qind dhe të aprovohen 14.800 kërkesa të qytetarëve./Telegrafi/




Be the first to comment

Leave a Reply