Priten dorëheqje tjera në Komisionin për antikorrupsion të Maqedonisë




Portali SDK raporton se anëtarët e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) do të japin dorëheqje, më së voni deri nesër.

Sipas këtij portali, pas Goram Milenkovit, që u dorëhoq sot, edhe anëtarët e tjerë kanë paralajmëruar dorëheqjet te kryetari i këtij komisioni, Igor Tanturovski, që më pastaj të dorëzohen nesër në Kuvend, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Përndryshe, Milekov dha dorëheqje sot, por nuk dha ndonjë sqarim se përse e mori këtë vendim.

Ky komision është vënë në shënjestër të kritikave pas njoftimeve për korrupsion brenda këtij komisioni për antikorrupsion.

Deputetja e LSDM-së, Frosina Remenski gjithashtu ka kërkuar dorëheqjet e tyre, ose do të ketë procedim kuvendor për shkarkimin e tyre.




Be the first to comment

Leave a Reply