Problemet kryesore në një marrëdhënie sipas terapeutëve




Studimet kanë treguar se marrëdhënia dhe paratë janë dy nga shkaqet kryesore të divorcit, por statistikat jo gjithmonë tregojnë të gjithë historinë.

Terapeutët e specializuar të marrëdhënieve kanë evidentuar se kush është problem kryesor tek çiftet. Dhe besojeni apo jo, nuk është as seksi as paratë.

Sigurisht, marrëdhëniet janë komplekse dhe të komplikuara dhe nuk ka dy martesa apo marrëdhënie që janë të njëjta, por secili ekspert doli në përfundimin që problem i përbashkët dhe shpesh tejet i riparueshëm dilte shpesh herë në skenë.

Ja cilat janë problem kryesore:

Nuk komunikoni sa duhet. Më i rëndësishmi

Nuk flisni se si e kaluat ditën apo se çfarë ju mundon. Komunikimi efektiv në çift është diçka që mund të përmirësohet nëse të dyja palët i përkushtohen atij. Mbajeni mend këtë gjë! Flisni për çdo gjë me njeri-tjetrin duke përfshirë këtu edhe frikën apo pasiguritë tuaja.

Nuk kënaqeni bashkë

Vjen një moment që daljet në darkë për ju humbasin kuptimin dhe përfundoni të shtrirë të dy në divan të zhytur secili në llogaritë respektive në rrjetet sociale. Lini një ditë të caktuar, qoftë edhe një herë në dy javë që të jetë e gjitha për ju, çojini fëmijët(nëse keni) tek prindërit tuaj, ose anulloni çdo plan tjetër tuajin. Përkushtojuni vetëm njeri-tjetrit.

Jeni shumë të zënë

Shumica e çifteve e bëjnë marrëdhënien e tyre të ‘vdesë urie’ për kohë. Është shumë e rëndësishme të gjeni kohë për njeri-tjetrin ashtu siç gjeni për të parë ndeshjet e futbollit, për të shkuar në palestër apo për tu marrë me rrjetet sociale. Çdo gjë është reciproke, dhe vetëm përkushtimi i dyanshëm mund të përmirësojë gjërat.

Provojeni!

/Telegrafi/




Be the first to comment

Leave a Reply